FinTech dhe Analitika e Biznesit

Misioni i MBE -së

Misioni i Fakultetit të MBE-së është të zbatojë ekselencën në mësimdhënie, të nxënë dhe kërkim shkencor brenda një mjedisi gjithëpërfshirës të orientuar drejt studentit, për të nxitur të diplomuar të fokusuar në ndërveprim intelektual, kreativitet, aftësi, punë në grup dhe qeverisje, të gatshëm të marrin ose të forcojnë rolin e tyre udhëheqës në biznes, profesione, industri, shërbime publike/private dhe shoqëri.

Programi i studimeve master në FinTech dhe Menaxhim të Inovacionit, i cili do të ofrohet brenda Fakultetit të MBE-së në UBT, është plotësisht i harmonizuar me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të MBE-së dhe institucionit UBT, duke adresuar drejtpërdrejt nevojat aktuale të shoqërisë dhe tregut të punës. Programi do të bazohet në misionin e Fakultetit të MBE-së për të zbatuar ekselencën në mësimdhënie, të nxënë dhe kërkim shkencor brenda një mjedisi gjithëpërfshirës të orientuar drejt studentit, duke përgatitur diplomantë të aftë për role udhëheqëse në biznes, industri dhe shërbime publike/private.

Në këtë kontekst, programi Master në FinTech dhe Menaxhim të Inovacionit përfaqëson një zgjerim strategjik të ofertës akademike të Fakultetit, në përputhje me objektivat e tij për zhvillimin e programeve dhe diferencimin akademik, avancimin e kërkimit dhe transferimin e njohurive, ndërkombëtarizimin dhe integrimin me industrinë. Njëkohësisht, programi do të jetë në përputhje me misionin institucional të UBT-së për të ofruar një mjedis akademik dinamik dhe inovativ të shekullit XXI, duke promovuar ekselencën në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe duke përgatitur udhëheqës me perspektivë globale.

Duke u fokusuar në transformimin digjital të sektorit financiar, teknologjitë financiare (FinTech), inteligjencën artificiale, blockchain, bankat digjitale dhe menaxhimin e inovacionit, programi do të kontribuojë drejtpërdrejt në realizimin e objektivave strategjike të UBT-së për ekselencë akademike, rritje të ndërkombëtarizimit, zhvillim të kërkimit dhe inovacionit, si dhe partneritet me komunitetin dhe industrinë. Programi do të konceptohet në mënyrë që të kombinojë teorinë me praktikën, duke siguruar që studentët të pajisen me njohuri akademike të avancuara dhe aftësi praktike në fushën e teknologjive financiare dhe menaxhimit të inovacionit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rajonit.

MBE