Inxhinieria e Trafikut dhe Transportit

Programi i Masterit në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit në UBT pranë Fakultetit/Departamenti Inxhinieria e Ndërtimit dhe Infrastruktura, është hartuar për të përgatitur profesionistë të avancuar që projektojnë, planifikojnë, menaxhojnë dhe auditojnë sistemet e lëvizshmërisë rrugore, hekurudhore dhe multimodale. Studimet zgjasin dy vite / katër semestra (120 ECTS) dhe ndërthurin bazat teorike me punë praktike në laboratorë, projekte realiste, përdorim të softuerëve profesionalë dhe bashkëpunime me institucione publike e private. Personi përgjegjës Prof. Asst. Visar Krelani dhe personeli i përhershëm shkencor për programin Prof. Asst. Beni Kizolli; Prof. Asst. Visar Baxhuku.

 

Programi adreson sfida bashkëkohore si: rritja e kërkesës për lëvizshmëri të sigurt e të qëndrueshme, transformimi digjital (ITS), menaxhimi i kapaciteteve dhe flukseve, urbanizimi i shpejtë, mirëmbajtja e infrastrukturës dhe reduktimi i ndikimeve mjedisore.