Master në Agrikulturë dhe Mjedis – Formimi i ekspertëve të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë

19/08/2025

UBT ofron një mundësi për studentët e apasionuar pas agrikulturës dhe mjedisit, përmes programit të Masterit në Agrikulturë dhe Mjedis, i cili synon të krijojë ekspertë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të burimeve natyrore.

Ky program kombinohet me inovacionin teknologjik, kërkimin shkencor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për të përgatitur profesionistë të aftë të adresojnë sfidat e sektorit bujqësor dhe mjedisor.

Studentët e këtij programi përfitojnë njohuri të avancuara në teknologjitë moderne të bujqësisë, menaxhimin e burimeve ujore, përpunimin e tokës, mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe përdorimin e metodave të qëndrueshme për kultivim dhe prodhim.

Përmes laboratorëve të pajisur me teknologji të lartë dhe bashkëpunimeve me institucione lokale e ndërkombëtare, ata zhvillojnë kompetenca të nevojshme për karrierë në organizata ndërkombëtare të mjedisit, kompani prodhuese ushqimore, institucione kërkimore dhe agjenci zhvillimore.

Kurrikula e programit është hartuar sipas standardeve bashkëkohore të arsimit të lartë në BE dhe ShBA dhe siguron një kombinim të fuqishëm të teorisë dhe praktikës.

Gjatë katër semestrave, studentët ndjekin lëndë themelore dhe zgjedhore, që përfshijnë: metodikën e hulumtimit shkencor, inovacionin teknologjik për sistemet bujqësore, kultivimin e avancuar të perimeve dhe pemëve, menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve, bletarinë e avancuar, prodhimin bimor dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Misioni i programit është në përputhje të plotë me vizionin e UBT-së, duke nxjerrë liderë dinamikë dhe novatorë në agrokulturë me mjedis, të aftë të zhvillojnë projekte që ndikojnë në zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe shëndetësor të rajonit.

Programi promovon mendimin kritik, qasjen shumëdisiplinore dhe ndërveprimin me sektorin privat dhe publik, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes njohurive akademike dhe kërkesave të tregut.

Studentët e këtij Masteri pritet të zotërojnë aftësi të avancuara në: përdorimin e teknologjive të menaxhimit të qëndrueshmërisë në fermat prodhuese, aplikimin e parimeve të mbrojtjes biologjike dhe integruese kundër dëmtuesve, analizimin e mjedisit rregullator vendor dhe ndërkombëtar, menaxhimin e fermave dhe agrokompanive, si dhe ofrimin e ekspertizës teknike për institucionet publike dhe private.

Ky program ofron mundësi praktike, bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe projekte kërkimore, duke u përgatitur studentëve të diplomuar për rolet drejtuese në agrokulturë, mjedis, industrinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Aplikimet për Masterin në Agrikulturë dhe Mjedis janë hapur online, duke i hapur rrugë një karriere të qëndrueshme dhe perspektive globale për të gjithë të apasionuarit pas zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit në bujqësi dhe mjedis.

APLIKO TANI ONLINE!