Qendër Testimi

UBT – Universiteti për Biznes dhe Teknologji është qendër testuese zyrtare dhe e akredituar ndërkombëtarisht, e licencuar për ofrimin e provimeve dhe certifikimeve profesionale sipas standardeve më të larta globale. Përmes partneriteteve strategjike me organizata lidere botërore të certifikimit, UBT u ofron studentëve, profesionistëve dhe institucioneve publike e private çasje të plotë në certifikime të njohura ndërkombëtarisht dhe të kërkuara nga tregu global i punës.

UBT është qendër testuese e akredituar nga  Coursera, PSICiscoEC-CouncilETSPeopleCertIPMACELIPrometricPearson VUE dhe Certiport.

Certifikimet që ofrohen në UBT përmes partnerëve tanë akreditues përfshijnë:

  • Coursera

Falë këtij akreditimi, UBT aktualisht ofron mbi 200 certifikime ndërkombëtare, të mbështetura nga universitete dhe kompani lidere globale, në fusha si:

  • Teknologjia e Informacionit dhe Shkenca e të Dhënave
  • Inteligjenca Artificiale dhe Machine Learning
  • Siguria Kibernetike
  • Menaxhimi i Projekteve dhe Biznesit
  • Marketingu Digjital dhe Transformimi Digjital
  • Aftësi profesionale dhe kompetenca të së ardhmes (future skills)

 

  • PeopleCert:
    PRINCE2® Foundation & Practitioner, PRINCE2 Agile®, ITIL® (të gjitha nivelet përkatëse)
  • EC-Council:
    CEH – Certified Ethical Hacker dhe Computer Hacking Forensic Investigator 
  • Prometric:
    Teste dhe provime të gjuhës angleze sipas standardeve ndërkombëtare
  • ETS:
    iTOEFL® (TOEFL iBT) dhe GMAT®
  • Pearson VUE:
    CompTIA+ (A+, Network+, Security+ dhe certifikime të tjera CompTIA)
  • IPMA:
    Të gjitha nivelet e certifikimit në menaxhimin e projekteve (IPMA Level A, B, C dhe D)
  • Cisco:
    Të gjitha nivelet e certifikimit Cisco, nga niveli fillestar deri te certifikimet profesionale dhe eksperte
  • CELI:
    Certifikime zyrtare për gjuhën italiane, të njohura ndërkombëtarisht
  • Certiport (Microsoft):
    Të gjitha certifikimet zyrtare të Microsoft (Microsoft Office Specialist, Microsoft Certified Fundamentals dhe programe të tjera të autorizuara)

Të gjitha provimet zhvillohen në ambiente moderne, të standardizuara sipas kërkesave të qendrave testuese ndërkombëtare, me infrastrukturë të certifikuar, staf profesional dhe procedura strikte sigurie që garantojnë integritet, konfidencialitet dhe cilësi të lartë të procesit të testimit.

Si qendër testuese dhe certifikuese e akredituar ndërkombëtarisht, UBT konsolidohet si një nga institucionet kryesore në Kosovë dhe rajon për certifikim profesional, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregun ndërkombëtar të punës.