Zgjidhja e konflikteve në fokus të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë

15/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Politike dhe Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, ka filluar me aktivitete të ndryshme edicionin e sivjetshëm në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, duke u fokusuar në temën: “Zgjidhja e konflikteve. Modeli i ndërhyrjes ndërkombëtare në një zonë krize”.

 

Në kuadër të hapjes së këtij edicioni kanë marrë pjesë folës të shumtë të fushës së politikës, profesorë nga “NATO College Foundation” në Romë të Italisë, si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Liza Gashi, me të cilën u organizua një diskutim lidhur me diplomacinë qytetare.

 

Ndër të tjera, në kuadër të aktiviteteve të kësaj akademie u organizua edhe një diskutim i hapur në lidhje me luftën Rusi – Ukrainë, me ish gjeneralët e fondacionit të NATO-s, Giorgio Battisti dhe Giuseppe Morabito.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Politike dhe Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, ka sjell aktivitete të ndryshme, të cilat kanë qenë në dobi të studentëve për të përforcuar dhe përfituar njohuri të reja rreth politikës.