Vazhdon Aktivitetin Fakulteti Media dhe Komunikim me ligjërata dhe punëtori

08/07/2020

Dramaturgu, shkrimtari,muzikanti dhe ish-gazetari, Munib Engin Noyan, ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët pjesëmarrës.

 

Ligjërata e profesorit Noyan u fokusua në temën: “Faraoni dhe magjikantët e tij – Si mediat i zëvendësojnë krahët”, në të cilin shtjelloi dukurinë e përparimit të shpejtë të  teknologjisë, shpërqendrimin mediatik, besimin e publikut dhe një sistem medial dhe teknologjik në të cilën e gjitha bota është zhytur. E njëjta u pasurua edhe me shumë shembuj praktikë mbi sfidat e kësaj teme dhe në fund pjesëmarrësit kishin mundësinë të parashtronin pyetje dhe të diskutojnë rreth temës, e cila fitoi një karater shumë interaktiv.

 

Fakulteti, në kuadër të festivalit, krahas ligjëratave tematike ka mbajtur punëtorinë për kamerë dhe fotografi për të gjithë studentët pjesëmarrës, të cilët kanë qenë entuziastë për këtë fushë.

 

Përgjatë punëtorisë të organizuar, profesori në Fakultetin Media dhe Komunikim, Blerim Gjinovci, për pjesëmarrësit shpjegoi fillet e para të fotografisë, pjesën teknike të realizimit, pjesën estetike si dhe artikstike të saj.