Vazhdon aktivitetin e vet ANV-ja e Dizajnit të Integruar

12/07/2019

Dizajni i Integruar ka vazhduar aktivitetin e vet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore në UBT, me ligjërata tematike dhe punëtori nga profesorë e njohës të kësaj fushe.

 

Ligjëruesja, Ariana Gjoni ka mbajtur workshop-in, ku fillimisht ka shpjeguar etapat e dizajnimit dhe përgatitjen e materialit për modelim, ndërkohë ka demonstruar praktikisht këtë proces duke dizajnuar një model nga brendi Christian Dior në kukull.

 

Në ANV-në e Dizajnit kanë ligjëruar edhe Gazmend Ejupi dhe Jakup Ferri. Ata kanë prezantuar temën: “Don’t blame the Player blame the Game”, dhe mbajtën punëtori në të cilën studentët sfiduan vetën duke paraqitur idetë  me mjete të kufizuara.

 

Tutje, në këtë akademi ka ligjëruar edhe Liburn Jupolli, i cili trajtoi temën: “21st Century Instrument Invention”. Ai gjerësisht ka folur për projektimin e instrumenteve dhe për shpikjet e përparuara të shekullit 21.