Vazhdon aktivitetin Akademia e Infermierisë, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë

03/07/2021

Ka vazhduar punimet ANV-ja e Infermierisë, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë, përmes platformës online që UBT e ka bërë realitet dhe të mundur për stafin edhe studentët.

 

Ligjëruesi i  UBT-së, Qufli Osmani me studentët ka diskutuar për “Personaliteti dhe komunikimi: personeli shëndetësor-pacientë”. Sipas tij, komunikimi me pacientë është thelbësor për t’u dhënë atyre të gjithë vëmendjen që meritojnë. Afërsia e stafit mjekësor, mirëkuptimi dhe një përqasje e përshtatshme socio-emocionale u mundësojnë pacientëve të përballojnë më mirë realitetin e situatës së tyre.

 

Ndërsa ligjëruesi Zejdush Tahiri në këtë akademi ka diskutuar temën: “COVID 19 – shikimi përpara”.

 

Në ditën e tretë të kësaj akademie ka ligjëruar profesori Qufli Osmani, i cili ka shtjelluar temën: ”Familja, preventiva dhe psikogjiena në kohë pandemie- sfidat dhe perspektivat”.

 

Teksa, në fund të kësaj dite, ligjëroi Hajrullah Fejza i cili ligjëroi temën: “Roli i shëndetit publik gjate pandemisë Covid- 19”.