
Në një ceremoni madhështore, me prezencën e shumë studiuesve nga pesë kontinente të botës, në Qytetin e Mençur të UBT-së, ka nisur punimet në edicionin e 12-të të saj konferenca më e madhe në Kosovë për biznes, teknologji dhe inovacion, Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së. Në kuadër të hapjes së kësaj konference, u bë edhe hapja e Konferencës për Lidership në të cilën ishin të pranishëm: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, profesori nga Universiteti i Harvardit, Hugh O’Doherty, si dhe profesorë dhe studentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Në këtë konferencë u organizuan disa panele shumë të rëndësishme për nga lloji i tyre, që shpërfaqën rëndësinë e lidershipit në kohëra të ndryshme, por me theks të veçantë në kohëra sfiduese. Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi shprehu mirënjohjen për praninë e gjerë në hapje të konferencave, duke përfshirë stafin akademik, partnerët universitarë nga pesë kontinente dhe qeverinë, e cila ka shfaqur interesim të theksuar për temat si rezilienca dhe qëndrueshmëria.
| Agjenda | |
| First panel: Sustainable Economic Development | |
| Nora Hasani | German Chamber |
| Arianit Fazliu | American Chamber of Commerce in Kosova |
| Ermal Lubishtani | Lecturer at UBT |
| Second panel: Euro-Atlantic Integration | |
| Kreshnik Ahmeti | Deputy Minister at Ministry of Foreign Affairs and Diaspora |
| Hajdi Xhixha | Lecturer at UBT |
| Dritëro Arifi | Lecturer at UBT |
| Third panel: Building Leadership Capacity in Different Sectors | |
| Prof.Dr. Edmond Hajrizi | Rector of UBT |
| Dr. Hugh O’Doherty | Adjunct Lecturer at Harvard |
| Bardhyl Dobra | Deputy Minister at Ministry of Internal Affairs |
| Faton Limani | Senior Lecturer UBT/MPA Harvard University |