Punësimi në UBT

UBT është e përkushtuar të ndërtojë një organizatë të bashkuar ku i gjithë stafi ndihet i vlerësuar dhe kontribon njësoj si anëtar i familjes. UBT vlerëson besnikërinë dhe devotshmërinë e stafit ndaj insitucionit e po ashtu bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen nëpër ngjarje madhore, e jo vetëm përfundimin e detyrave të përshkruara. Për këtë qëllim, UBT synon futjen në praktikë të një politike të njëtrajtshme përmes Burimeve Njerëzore në të gjithë organizatën, gjithmonë në përputhje me direktivat kombëtare dhe praktikave më të mira të sektorit. Një strategji gjithëpërfshirëse e zhvillimit të stafit do të përfshijë fusha funksionale për monitorimin e informacionit kryesor, siç janë profilizimi i të dhënave të stafit, rekrutimi dhe shpërndarja e stafit si dhe shpenzimet për zhvillimin dhe trajnimin e stafit.

 

Institucioni gjithashtu rëndësi të veçantë i kushton zbatimit të mekanizmave të informacionit dhe konsultimit në të gjithë institucionit. Kjo është thelbësore për krijimin e një ambienti bashkëpunes dhe mbështetës midis raporteve funksionale dhe hierarkike. Ky ambient, do të rrjedhë nga një etikë e përqëndrimit te studentët dhe kilentët e tjerë. Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planet e zhvillimit personal dhe planet e zhvillimit të ekipit nën Sistemin e Menaxhimit të Performancës dhe Zhvillimit për sektorin në përputhje me përparësitë strategjike dhe operacionale. Këto plane do të përshtaten me sigurimin e programeve tona akademike, ambiciet kërkimore dhe kërkesat në lidhje me administrimin dhe mbështetjen. Sipas Politikës së Zhvillimit të Stafit, planet Individuale, p.sh. për kualifikime më të larta, si dhe nisma më të gjera për zhvillimit e stafit siç janë seminaret për mësimdhënie dhe mësimnxënie do të mbështeten sikurse mobiliteti ndërkombëtar i stafit.

 

UBT ka zhvilluar strategji dhe praktika për ruajtjen e stafit aktual, zhvillimin akademik dhe personal të tyre, si dhe politika për afrimin e një stafi më të kualifikuar. Rëndësi e veçantë gjithashtu i kushtohet barazisë gjinore në përzgjedhjen e stafit, ngritjes në detyrë, ndëshkimit dhe hulumtimeve shkencore. Gjithashtu, rëndësi është duke ju dhënë edhe afrimit të stafit të ri e të talentuar me kualifikime nga qendrat e njohura të arsimit në të gjithë botën.

Zhvillimi i stafit është mekanizmi kryesor me të cilin ne sigurojmë që i gjithë stafi të jetë në gjendje të kryejë detyrat e veta brenda organizatës në maksimumin e tyre si dhe të përmbushë objektivat e lëndës në departamentin përkatës. Kolegji është i përkushtuar që në vazhdimësi të ofroj mundësi të përshtatshme për stafin nëpërmjet gjithëpërfshirjes në zhvillimin e stafit. Parimet e mëposhtime janë baza e kësaj politike: shfrytëzimi i talentit në mënyrë të plotë, zhvillimi personal dhe profesional i individit, zhfrytëzimi i burimeve aty ku nevojat e kolegjit janë të mëdha. Politika ekzistuese e stafit përcakton që gjysma e stafit me normë të plotë duhet të jenë njerëz me përvojë nga sektori përkatës i tregut të punës, stafi akademik me normë  të pjesshme nuk mund të kalojë 40 përqind të numrit të përgjithshëm të stafit akademik.