Studentët e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT kanë qasje në një ekosistem unik krijues dhe kërkimor, i cili u mundëson të eksperimentojnë, zhvillojnë projekte dhe të përgatiten për karrierën e tyre profesionale.
Këto përfshijnë:
- Laboratorët e Dizajnit dhe Modës – me pajisje profesionale për prototipim, punë me tekstile, drapim, modelim 3D dhe programe digjitale si CLO3D, Photoshop, si dhe platforma AR/VR për dizajn bashkëkohor.
- Laboratori i Artit dhe Mediave Digjitale – hapësira për zhvillim të animacionit, gaming, realitetit virtual dhe të shtuar (VR/AR), efekteve vizuale (VFX) dhe krijimit të përmbajtjeve multimediale për projekte kreative dhe akademike.
- Studio dhe skenat për Artet Dramatike – ku studentët zhvillojnë shfaqje teatrale, skenografi të qëndrueshme dhe eksperimente me koreografi të ndihmuar nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale.
- Studio të avancuara të Muzikës dhe Prodhimit Digjital – duke përfshirë Audio Production Studio me pajisje profesionale për regjistrim dhe miksim, studios për performancë vokale, hapësira për post-produksion dhe montazh multimedial, si dhe një amfiteatër për provat e korit dhe ansambleve. Studentët kanë gjithashtu qasje në softuerë profesionalë si Logic Pro X, Ableton Live, FL Studio, Izotope, Waves, Melodyne, Arturia V Collection dhe platforma për realitet virtual (VR) për simulime skenike dhe muzikore.
- Qendra e Hulumtimit për Dizajn, Modë dhe Media – e cila mbështet projekte kërkimore dhe bashkëpunimet ndërkombëtare përmes Horizon Europe, Western Balkans Research & Innovation Initiative dhe rrjeteve të tjera globale.
- Instituti për Industrinë Kreative – një platformë e dedikuar që lidh studentët me sektorin privat, galeritë, teatrot dhe kompanitë kreative për projekte reale, praktika profesionale dhe publikime.
- Biblioteka Qendrore e UBT-së dhe Qendra e Njohurive – me mbi 250,000 libra dhe koleksione digjitale, përfshirë më shumë se 1,000 tituj të artit dhe dizajnit nga Phaidon Press, si dhe qasje në databaza ndërkombëtare si JSTOR, EBSCO dhe Sage Journals, të kombinuara me hapësira për punë individuale dhe grupore.
Këto burime krijojnë një mjedis të plotë ku studentët ndërthurin teorinë me praktikën, zhvillojnë portofolio të nivelit ndërkombëtar dhe bëhen pjesë e rrjeteve kreative që i përgatisin për një karrierë të suksesshme në Kosovë dhe jashtë saj.