UBT zgjerohet edhe në Pejë

26/10/2017

Në vazhdën e zgjerimit të UBT-së në rrafshin vendor e ndërkombëtar, së fundmi, rektori i këtij institucioni, prof. dr Edmond Hajrizi ka bërë të ditur se nga ky vit akademik, të rinjtë e Pejës dhe në përgjithësi, të rajonit të Dukagjinit, do të kenë mundësi të vijojnë studimet në kolegjin Dukagjini, i cili tashmë është bashkuar me UBT.

 

Prej tash e tutje, profesorët vendorë e ndërkombëtarë të UBT-së, do të jenë të pranishëm edhe në këtë institucion, me qëllim që ekspertiza dhe inovacioni i UBT-së, të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës, duke qenë kështu çdoherë e më afër komunitetit.


Andaj, të gjithë studentët e interesuar nga Peja dhe rrethina, të interesuar për fillim e vazhdim të studimeve në UBT, tashmë mund të aplikojnë në Dukagjin dhe të marrin njohuri teorike e praktike nga ato të cilat aplikohen tash e 16 vite në UBT, si dhe të përfitojnë nga marrëveshjet që ka UBT me rreth 300 universitete e institucione tjera partnere.

 

UBT i ka kampuset e veta edhe në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe në Prizren.