UBT uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë

04/07/2020

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, uron popullin si dhe ushtarët amerikan në Kosovë, me rastin  e 244-vjetorit të pavarsisë së Shteteve të Bashkuara Amerikës.

 

“Në këtë ditë të lirisë, ditës së pavarësisë për miqtë tanë të mëdhenj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju urojmë gëzuar 4-korriku. Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për ju, sepse keni shpëtuar popullin dhe vendin tonë nga shfarrosja dhe na keni mbështetur gjithmonë për të arritur lirinë tonë. Në këtë ditë ne shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për ushtarët dhe ushtrinë e SHBA-ve që vazhdojnë të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë e vendit të tyre dhe botës demokratike”, thuhet në urimin e rekotrit Hajrizi.