UBT uron qytetarët për festën e Krishtlindjeve Ortodokse

07/01/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka uruar të gjithë qytetarët dhe besimtarët e fesë ortodokse, me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.

 

Në urimin e tij, rektori Hajrizi ka thënë se përmes kësaj feste përcillen shumë mesazhe për respektin e ndërsjelltë, paqen dhe besimin për gjëra dhe ditë më të mira se këto të sotmet.

 

“Në emrin tim personal dhe të stafit akademik dhe administrativ, iu uroj të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse, festën e Krishtlindjeve Ortodokse. Uroj që kjo festë të sjell shëndet, paqe dhe dashamirësi në familjet e secilit, duke ngjallur virtyte të larta të besimit, mirësisë dhe respektit”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.