UBT uron për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

08/03/2021
Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, me rastin e Ditës së Mësuesit, në emër të stafit dhe institucionit që ai drejton, të gjithë mësimdhënësve u ka uruar festën e 7 Marsit, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre në vetëdijësimin e gjeneratave të reja.
“Respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë mësimdhënësit në misionin e tyre të shenjtë. Kontributi i mësimdhënësve është i jashtëzakonshëm për shoqërinë, kjo është dëshmuar edhe në kohët më të vështira kur nevoja për arsimim ka qenë më e madhe se asnjëherë tjetër. Që nga paslufta ne si UBT bashkë me stafin akademik jemi munduar që të nxjerrim kuadro profesionale dhe gjenerata të edukuara, që nesër, në një të ardhme të afërt ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht, ashtu siç i ka hije vendit tonë”, ka thënë rektori Hajrizi.