UBT uron festën e Fitër Bajramit

10/04/2024
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në emër të UBT-së ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, me dëshirat më të mira për ta dhe familjet e tyre.
“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për besimtarët myslimanë në vendin tonë dhe në gjithë botën. Fitër Bajrami është një festë e rëndësishme për besimtarët myslimanë dhe për të gjithë njerëzimin, e cila shënon ditën e sakrificës, mirësisë, solidaritetit dhe dashurisë në mes njerëzve. Le të na shërbejë kjo ditë për çlirimin e shpirtit dhe të mendjes nga vështirësitë, pengesat e jetës së përditshme dhe padrejtësitë njerëzore. Uroj që të angazhohemi të gjithë së bashku dhe të punojmë për zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka thënë rektori Hajrizi.