UBT uron Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

bool(false) 09/04/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në emrin e tij dhe të institucionit që udhëheq, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 14-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Rektori Hajrizi ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, prej të cilit rregullohet jeta e qytetarit të Kosovës dhe secila veprimtari të cilën e zhvillon ai.

 

“Kushtetuta e Republikës është dokumenti themelor dhe më i lartë i vendit, duke qenë kështu edhe një nga dokumentet më moderne të Evropës. Duke qenë e tillë ajo mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj dhe më e mira është se ndan parimet thelbësore me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend mik i Kosovës dhe vendi më demokratik në botë”, ka thënë rektori Hajrizi.