UBT uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

20/07/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, në emër të stafit dhe institucionit që ai udhëheq, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

 

“Kurban Bajrami na sjellë gëzim dhe buzëqeshje në fytyrat e secilit prej nesh, na mbush zemrat plotë, e na kujton se duhet të jemi të mirë, të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. Në këtë festë e cila mbështetet në sakrificë e devotshmëri, dua të përcjell mesazhin për respekt të ndërsjellë pa marrë parasysh përkatësinë fetare, etnike apo race, ashtu siç kanë respektuar gjithmonë të parët tanë”, thuhet fillimisht në urimin e rektorit Hajrizi.

 

Rektori Hajrizi ka thënë se kjo festë me vete bartë mesazhin më të mirë, duke mbjellur solidaritet, paqe dhe dashuri tek të gjithë njerëzit.

 

“Kujdesi për njëri-tjetrin, shëndeti, dashuria, fryma e tolerancës, humanizmi e uniteti, janë disa prej mesazheve të cilat i bartë me vete kjo festë. Me këtë rast, në emrin tim personal dhe të institucionit që udhëheq, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Kurban Bajramit”, thuhet në urimin e rektorit të UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.