UBT uron 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës

30/04/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në emrin e tij personal dhe në emër të stafit akademik dhe administrativ të UBT-së, ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

 

UBT është institucioni me numrin më të madh të të punësuarve, kështu duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të gjeneratave të reja.

 

“Shpreh rastin që t’u uroj të gjithëve 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ditë kjo e cila me vete bartë shumë mesazhe dhe vlera për njerëzimin. Punëtorët janë ata që bartin mbi vete vlerat e shoqërisë duke punuar në të mirë të botës dhe njerëzimit, si dhe duke ndikuar direkt në zhvillimin e jo vetëm vendit tonë por gjithë botës”, ka thënë fillimisht rektori Hajrizi.

 

Tutje, ai ka folur për rëndësinë që UBT i ka dhënë Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kështu edhe duke vazhduar me rritjen e numrit të punëtorëve në këtë institucion arsimor, si dhe duke respektuar në vazhdimësi të drejtat e tyre.

 

“UBT është një institucion që ka një numër të madh të punëtorëve, që në vazhdimësi promovon vlerat dhe rëndësinë e tyre, duke respektuar të drejtat që ata kanë në punë”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.