UBT UNIVERSITY 4.0 – UBT INNOVATIONS

22/03/2022

Numrit të 30 inovacioneve UBT i ka shtuar inovacionin “UBT University 4.0”, një zhvillim tjetër i cili është një hap përpara jo vetëm për UBT-në por edhe për gjithë Kosovën drejt zhvillim të arsimit dhe edukimit në vend.

 

Duke parë gjithë këto zhvillime, UBT përmes këtij inovacioni ka sjell rrjetin global 5G, duke e bërë Kosovën me kampusin e parë universitar që ka instaluar rrjetin global 5G, të lokalizuar në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, përmes një marrëveshje mes UBT-së dhe Nokias.

 

Zhvillimi i këtij inovacioni, shpërfaq edhe njëherë impaktin e madh të UBT-së në Zhvillimin e Qëndrueshëm, duke u vlerësuar edhe nga revista prestigjioze Times Higher Education, për rezultatet e larta të treguara në zbatimin e politikave të qëndrueshme për Sustainable Development Goals (SDG).

 

Komunikimin virtual universitar UBT e ka zhvilluar përmes platformës së realitetit virtual dhe të shtuar, duke sjell Metaverse-n në një dimension krejtësisht tjetër, pra atë akademik dhe shkencor.

 

Një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm që sjell ky inovacion është ekosistemi i madh i dijes dhe inovacionit që ka zhvilluar UBT, nga ku përmes profesionistëve dhe ekspertëve dhe kurrikulave moderne të shumë fushave të studimit, ka nxjerr në sipërfaqe aspekte shumë të rëndësishme të sipërmarrjes dhe inovacionit, të quajtur “Smart Entrepreneurial Innovation based Ecosystem University”.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS