UBT HEALTH CARE SERVICES – UBT INNOVATIONS

21/03/2022

Inovacioni i njëzetegjashtë që ka sjell UBT për Kosovën ndërlidhet me kujdesin shëndetësor dhe shërbimet që ofron përmes zhvillimit të shkencave mjekësore dhe infrastrukturës adekuate për këtë fushë.

 

Ky inovacion ofron testime të një cilësie të lartë nga profesionistë të mjekësisë, bazuar në standarde të njohura ndërkombëtare për kujdesin shëndetësor, teksa në të njëjtën kohë ofron identifikimin e sëmundjeve apo gjendjes shëndetësore përmes shenjave dhe simptomave të saj, ekzaminimeve fizike dhe testeve të ndryshme për të arritur deri te diagnostikimi, duke krijuar një histori shëndetësore me platformat më unike të shëndetësisë që ofron UBT.

 

Zhvillimi i Poliklinikës më të madhe universitare në vend, me një infrastrukturë moderne, laboratorë të pajisur me mjetet e nevojshme për ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve mjekësore, ka bërë që shërbimet të jenë të një niveli krejtësisht tjetër, si dhe të jenë referencë e profesionalizmit dhe ekspertizës mjekësore.

 

Aspekti tjetër që karakterizon këtë inovacion është qendra e simulimit mjekësor, nga ku përmes teknologjive të reja të përforcuara së fundmi me platformën e realitetit virtual, vjen një tjetër formë e praktikimit të operacioneve të ndryshme pa dëmtuar pacient të vërtetë, përmes elementeve mjekësore të simuluara.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS