UBT ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit

11/03/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në urimin e tij, Rektori Hajrizi ka thënë se ky muaj është një prej atyre muajve që simbolizon paqen, respektin dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë dua t’iu uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, muaj ky i cili me vete sjell shumë gjëra pozitive për të gjithë njerëzit. Përpos regjimit ndaj ushqimit dhe pijes, ky muaj na përcjell dashuri, respekt dhe solidaritet mes njerëzve, dhe paqja është një prej elementeve shumë të rëndësishme që do të na përcjell gjatë këtij muaji”, ka thënë rektori Hajrizi.