UBT ua uron të gjithë shqiptarët Festën e Flamurit

28/11/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, në emër të institucionit që e drejton dhe në emër të stafit e studentëve, uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Flamurit 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

 

“Kam nderin që t’i uroj të gjithë qytetarët shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, 28 nëntori.
28 nëntori festa më e rëndësishme kombëtare, përveç që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve, shërben edhe si udhëzues për një bashkim sa më të madh brenda shqiptarëve.
Në këtë ditë ë veçantë, më lejoni që në emër të institucionit të arsimit të lartë UBT, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, 28 nëntori”, thuhet në urimin e rektorit të UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.