UBT ua uron Krishtlindjet besimtarëve katolikë

24/12/2019

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, uron gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

 

Rektori Hajrizi ka thënë se kjo festë do të shërbejë si mesazh për tolerancë, respekt dhe solidaritet, vlera që garantojnë paqe dhe dashuri në familje e shoqëri.

 

“Në emër të UBT-së, urojmë që kjo festë të ju gjejë me shëndet të plotë, begati dhe dashuri. Uroj që edhe këtë festë ta festoni bashkë me familjarët tuaj, me shpresën që përherë të këtë harmoni dhe paqe mes njerëzve”, thuhet në urimin e rektorit të UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.