UBT u uron suksese maturantëve në afatin e dytë të Testit të Maturës Shtetërore 2026
28/08/2026Në prag të mbajtjes së afatit të dytë të Testit të Maturës Shtetërore 2026, i cili do të zhvillohet nesër, më 29 gusht, UBT u uron suksese të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen këtij testi, duke u dëshiruar rezultate të mira dhe përmbushjen e objektivave të tyre akademike.
Ky test përbën një etapë të rëndësishme për maturantët në përfundim të arsimit të mesëm dhe një hap drejt vazhdimit të rrugëtimit të tyre në arsimin e lartë dhe zhvillimit të mëtejmë profesional.
UBT, edhe gjatë këtij viti, ka qenë pranë maturantëve përmes Programit Përgatitor për Maturën Shtetërore 2026, i cili u organizua në qendrat e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj, Pejë dhe Prizren.
Përmes këtij programi, maturantët patën mundësi të përgatiten në lëndët kryesore dhe ato zgjedhore, përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike, testeve model dhe përsëritjes së njohurive kryesore të nevojshme për testin.
UBT u dëshiron të gjithë maturantëve suksese në afatin e dytë të Testit të Maturës Shtetërore 2026 dhe beson se puna, përkushtimi dhe përgatitja e tyre do të kurorëzohen me rezultate të mira.
Suksese maturantë! UBT beson në ju dhe në potencialin tuaj për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi!