UBT thellon bashkëpunimin me Universitetin NOVA

13/04/2017

Prodekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, dr Visar Krelani është takuar me dekanin e Fakultetit të Ndërtimtarisë, në Universitetin Nova de Lisboa të Portugalisë, dr. Antonio Pinho Ramos dhe me profesorin dr. Fernando M. A. Henrique, në kuadër të rëndësishme ndërmjet universiteteve evropiane, që mundësohen nga programi Erasmus+.

 

Gjatë takimit të tyre, ata u pajtuan për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy fakulteteve dhe falë projektit Erasmus+, do të mundësohet shkëmbim i stafit ndërmjet këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë, me ç’rast profesorët e këtij fakulteti, do ta vizitojnë UBT-në dhe do të mbajnë kurse dhe ligjërata nga fusha e ndërtimit për studentët.


Përfaqësuesit e Universitetit NOVA shprehën gatishmërinë e tyre për të dhënë kontribut në ndërkombëtarizimin e mëtejmë të këtij departamenti të UBT-së, duke e konsideruar interes të dyanshëm këtë bashkëpunim, si një fillim për zhvillime tjera edhe në fushën e hulumtimeve shkencore.