UBT gati për të filluar Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

27/10/2021

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që punimet e saj do t’i filloj këtë të premte, më 29 tetor, me fillim nga ora 16:00, e që këtë vit do të mbahet në mënyrë të kombinuar.

 

Në hapje të konferencës, nga Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, do të flas rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, teksa si keynote speakers do të flasin, profesori në Universitetin e Salzburgut në Austri, Reinhard Heinisch, si dhe profesori në Universitetin e Sporteve në Itali, Paolo Parisi, përderisa përmes platformës online do të kyçen, menaxheri kryesor i programit Microsoft, David Ortinau, profesori dhe psikoterapeuti nga Izraeli, Moshe Landsman, si dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Rigas, Mārtiņš Vilnītis.

 

Këtë vit, UBT organizon edicionin e 10-të të kësaj konference, e cila do të mbledhë mbi 1 mijë hulumtues shkencorë, e mbi 600 punime në 24 fusha studimi, me hulumtues ndërkombëtar të cilët janë të shumtë në numër.

 

Kjo konferencë ka një shtrirje të gjerë në fusha të ndryshme të hulumtimit, të cilat i kontribuojnë jashtëzakonisht shumë zhvillimit të shkencës dhe hulumtimit në Kosovë, duke përfshirë fushat:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguri
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri e Ndërtimit, Infrastrukturë dhe Mjedis
  • Juridik
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikim
  • Agrikulturë, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Shkencat Farmaceutike dhe të Natyrës
  • Dizajn i Integruar
  • Psikologji
  • Edukim dhe Zhvillim
  • Modë
  • Muzikë Moderne dhe Audio Produksion
  • Art dhe Media Digjitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e Aplikuar – Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anesteziologji)
  • Sport
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Studime të Sigurisë

 

Përmes kësaj konference, UBT synon që të bëj bashkë hulumtuesit dhe shkencëtarët nga mbarë bota, për të diskutuar për tematika të ndryshme që ndërlidhen me jetën e të gjithë qytetarëve për fusha dhe disiplina të ndryshme.

 

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në https://conferences.ubt-uni.net.