UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim të studentëve në Technical University of Sofia, Bullgari

16/12/2020

Technical University of Sofia, në Bullgari, ka hapur thirrjen për studentët e UBT-së për të studiuar në këtë universitet në kuadër të programit Erasmus+.

 

Për tu bërë pjesë e këtij institucioni të shquar akademik, ju duhet të jeni student në vitin e tretë në nivelin bachelor, ose që vijoni studimet në nivelin master, në programet Menaxhim i Mekatronikës dhe Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.

 

Të drejtë aplikimi kanë studentët me notën mesatare mbi 8.5, si dhe ata që kanë njohuri të gjuhës angleze të nivelit B1.

 

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online në linkun: https://forms.gle/9qCjyg4UHaGNM1Wf7.

 

Studentët që aplikojnë dhe që i plotësojnë kriteret, ata edhe do të ftohen në intervistë. Data e fundit për aplikim është 20 dhjetor 2020, ora 23:00.