UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim të stafit në Holandë

12/01/2022

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim të stafit në Holandë, për aktivitetin e titulluar “Frisian Training Week”, aktivitet ky i organizuar nga Van Hall Larenstein, University of Applied Sciences, Leeuwarden.

 

Për të aplikuar ju duhet të jeni staf i rregullt i UBT-së, të jeni të specializuar në njërën nga fushat: Environmental Sciences me fokus në Water Technology, Food Technology me fokus në Dairy Technology, të keni njohuri të gjuhës angleze (preferohet niveli B2), si dhe të jeni proaktiv dhe i gatshëm për t’u përfshirë edhe në projektet e radhës me studentët dhe stafin e Van Hall Larenstein.

 

Dokumentet të cilat duhen për të aplikuar janë kopja e pasaportës dhe CV-ja në gjuhën angleze, teksa data e fundit për aplikim është 17.01.2022, ora 11:00.

 

Linku për aplikim: Shkëmbimi i stafit