UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Sapienza University of Rome

28/02/2022

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Sapienza University of Rome në Itali, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Për të aplikuar për këtë shkëmbim studentor, ju duhet të jeni student i UBT-së në vitin e dytë ose të tretë në programin Bachelor, ose student i vitit të dytë në nivelin master, të jeni student në njërin prej nga programet e studimit që ofrohen edhe në Sapienza University of Rome, në gjuhën angleze, të keni notën mesatare mbi 8.5, si dhe të posedoni njohuri të gjuhës angleze ose gjuhës italiane në nivelin B2.

 

Bursa që ofron Erasmus+, në bashkëpunim me UBT-në dhe Sapienza University of Rome, përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Sapienza University of Rome, përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Për të mësuar më shumë rreth kritereve për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni: https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek Erasmus+ Student Mobility Application Call – Sapienza University 22_23.

 

Data e fundit për aplikim për shkëmbim studentor në Sapienza University of Rome është 13 mars 2022, ora 23:00.