UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në kuadër të Erasmus+ në Anhalt University of Applied Sciences, Gjermani

31/03/2021

Anhalt University of Applied Sciences, në Gjermani, ka hapur thirrjen për studentët e UBT-së për të studiuar në këtë universitet në kuadër të programit Erasmus+.

 

Për tu bërë pjesë e këtij institucioni të shquar akademik, ju duhet të jeni student në vitin e tretë në nivelin bachelor, ose që vijoni studimet në nivelin master, në programet Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor  dhe Menaxhim i Mekatronikës.

 

Të drejtë aplikimi kanë studentët me notën mesatare mbi 8.5, si dhe ata që kanë njohuri të gjuhës angleze të nivelit B1.

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshinë:

 

Vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Anhalt University of Applied Sciences;

Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës;

Përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit;

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Gjermani.

 

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim: https://forms.gle/9qCjyg4UHaGNM1Wf7 . Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë. Data e fundit për aplikim 07/04/2021.