UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në Linnaeus University, Suedi

16/09/2021

UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Linnaeus University, në shtetin e Suedisë.

 

Për t’u bërë pjesë e këtij institucioni të shquar akademik, ju duhet të jeni student aktiv i UBT-së në vitin e dytë në programin bachelor ose vitin e dytë master, student në programin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri ose Sisteme të Informacionit, të ketë notë mesatare minimumi 8.5, si dhe njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1).

 

Në kuadër të këtij shkëmbimi studentor, bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Linnaeus University, përkrahjen financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahjen financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit.

 

Linnaeus University është një universitet shtetëror në rajonin Smaland të Suedisë, i cili ka dy kampuse që ofron një gamë të gjerë të programeve të studimit.

 

Të gjithë studentët e interesuar të cilët i përmbushin kriteret e lartëpërmendura për shkëmbim studentor, duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim: Aplikimi – Linnaeus University