UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim për projektin BKSTONE

bool(false) 27/04/2022

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për projektin e platformës së ndërmarrjes për nxitjen, modernizimin dhe rritjen e qëndrueshme në industrinë e gurit natyror në Ballkanin Perëndimor – BKSTONE, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Në kuadër të këtij projekti do të përzgjedhen shtatë studentë për t’u bërë pjesë e trajnimit për studentë, i cili do të mbahet në Gjirokastër e ku do të marrin pjesë edhe studentë nga partnerë të tjerë të këtij projekti.

 

BKSTONE adreson nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me përdorimin e burimeve natyrore siç është guri, i cili është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në vendet e mesdheut.

 

Afati i fundit për aplikim është data 1 maj 2022, ora 23:00, ndërkaq për të mësuar më shumë rreth kritereve për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni  https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek  BKStone Erasmus+ Training 22_23.