UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018

21/07/2017

UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018

Në bazë të vendimit të rektorit të UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, nr. 4880/45-12, të datës 10/07/2017, UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018.

 

Të drejtën e pranimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore.

 

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në programet e akredituara dhe të licencuara të nivelit Baçelor dhe Master, si më poshtë:

 

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

 

  • Inxhinieri dhe Sisteme Softuerike,
  • Databaza dhe Sistemet e Informacionit,
  • Grafikë dhe Multimedia,
  • Web Programim,
  • Rrjete dhe Telekomunikacion,
  • Robotikë dhe Sisteme Intelegjente,
  • Informatikë Biomjekësore,
  • Siguria dhe Sigurimi i Informacionit,
  • Multimedia dhe Vizualizim,
  • Inxhinieri e Komunikimit,
  • Shkenca e të Dhënave Statistikore,
  • Informatikë Mjekësore.

 

 

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

 

  • Financa, Banka dhe Sigurime,
  • Kontabilitet, Auditim dhe Tatime,
  • Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion,
  • Marketing dhe Shitje,
  • Biznes Ndërkombëtar,
  • Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.

 

 

Menaxhimi i Mekatronikës

 

  • Menaxhimi i Mekartonikës,
  • Automatizimi Industrial dhe Kontrolli i Procesit,
  • Dizajni i Produkteve Industriale,
  • Robotikë dhe Sisteme Inteligjente,
  • Inxhinieri Biomjekësore,
  • Inxhinieri e Telekomunikacionit,
  • Inxhinieri Mekanike,
  • Inxhinieri e Aeronautikës,
  • Dizajn i Produkteve Industriale,
  • Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit,
  • Teknologji.

 

 

Shkenca Politike

 

  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci,
  • Integrime Evropiane,
  • Administratë Publike.

 

                              

Sistemet e Informacionit

 

  • Sistemet e Informacionit të Biznesit,
  • Sistemet e Informacionit – GIS (Geo Information Systems),
  • Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe Arkivave,
  • Statistikat, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave,
  • Siguria e Informacionit dhe Privatësia,
  • Komerci Elektronik (E-Komerci).

 

 

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

 

  • Arkitekturë e Qëndrueshme,
  • Menaxhim Urban,
  • Restaurim Arkitekturor,
  • Dizajn i Interierit.

 

 

 

Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

 

  • Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv,
  • Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologji,
  • Infrastrukturë Rrugore,
  • Inxhinieri e Ujërave – Hidro,
  • Inxhinieri Gjeoteknikës,
  • Inxhinieri e Materialeve.

 

 

Juridik

 

  • Civile,
  • Penale,
  • Ndërkombëtare.

 

 

E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane

 

Media dhe Komunikim

 

  • Gazetari,
  • Komunikim,
  • Menaxhim i Medias,
  • Marrëdhënie me Publikun,
  • Regji Televizive,
  • Gazetari On-Line,
  • Kamerë,
  • Fotografi.

 

 

Politika Publike dhe Menaxhim

  • Politika Publike,
  • Menaxhim Publik.

 

Inxhinieri e Energjisë

 

  • Baza e Burimeve të Energjisë,
  • Ruajtja e Energjisë,
  • Energji Efiçiente,
  • Teknologji e Informacionit,
  • Menaxhim i Energjisë,
  • Elektrikë Elektronike,
  • Sistemet e Qëndrueshme,
  • Izolim i Ndërtesave,
  • Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes.

 

 

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente

 

  • Burimet e Energjisë,
  • Konservim i Energjisë,
  • Efiçiencë e Energjisë,
  • Menaxhim i Energjisë,
  • Inxhinieri Elektrike,
  • Konservim i Energjisë në Ndërtesa,
  • Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes,
  • Energji Gjeometrike.

 

 

Infermieri

 

Dizajn i Integruar

 

  • Dizajn Grafik dhe i Komunikimit,
  • Dizajn Mode dhe Tekstil,
  • Dizajn i Produkteve,
  • Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilim.

 

 

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji

 

  • Teknologjia e Ushqimit,
  • Nutricioni (Të Ushqyerit),
  • Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit.

 

 

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria, si dhe në degën e UBT-së në Ferizaj, rruga “Ahmet Kaçiku”, dhe në degën e UBT-së në Prizren, rruga “Tirana”.

Programet e tjera si: Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Farmacia dhe disa të tjera, janë në proces të akreditimit, që do të përmbyllet në fund të këtij muaji, me çka mundëson hapja e konkursit të regjistrimit të studentëve për këto programe, të cilat pritet të akreditohen.