UBT shpall audicion për studentët e rinj të aktrimit

06/09/2022

UBT shpall audicion për studentët e rinj në programin e aktrimit, të cilët kanë talent dhe dëshirojnë të bëhen aktorë profesionistë.

Audicioni mbahet të hënën, më datë 12 shtator 2022, në orën 11:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, dhe të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në audicion duhet të nisin një email te: [email protected] ose [email protected] me informacionet bazë tuajat.

Pjesëmarrësit duhet të përgatisin një monolog, një këngë, një poezi, një imitim dhe një tregim popullor, dhe në bazë të kësaj do të vlerësohen para një jurie profesionale me aktorët më eminent të fushës së artit që ka vendi dhe rajoni.

Për informacione më të hollësishme rreth audicionit do të njoftoheni përmes emailit.