UBT-së i riakreditohen shkollat profesionale, regjistrimet kanë filluar

03/11/2020

Zhvillues i Aplikacioneve, Administrator i Sistemeve dhe Rrjetit Kompjuterik, Asistent Administrativ, Shitja dhe Shërbimi i Klientit, Instalues Elektrik, Gjuhë Gjermane, janë  shkollat profesionale të cilat së fundmi i janë akredituar UBT-së, në nivelin e tretë dhe të pestë të kualifikimit.

 

Këto trajnime përfshijnë fusha studimi që momentalisht po ndiqen në mbarë botën e zhvilluar, teksa në UBT tashmë ofron në kuadër të Shkollave Profesionale.

 

Në këto shkolla profesionale ligjërojnë ekspertë shumëvjeçar të fushave përkatëse, ndërkohë vlerën e këtyre trajnimeve e shton edhe fakti që UBT është certifikuar ndërkombëtarisht për ofrim të trajnimeve dhe certifikimeve nga kompanitë e njohura.

 

Deri më sot, të certifikuar nga këto trajnime kanë dalë qindra të rinj, të cilët njohuritë e fituara i kanë shpërndarë nëpër vendet e tyre të punës dhe më gjerë.

 

Informacione më të detajuara mbi trajnimet që ofrohen nga UBT mund të merrni në: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/, ose edhe të shkruani në: [email protected].

 

APLIKO TANI: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/