UBT, qendër e dëshmuar për trajnime profesionale

21/11/2018

Nën moton “Partneri juaj për mësim gjatë gjithë jetës”, Akademia Ekzekutive e UBT-së për Zhvillim Profesional, tash e shumë vite është duke ofruar trajnime për të gjitha fushat e studimit dhe që momentalisht po ndiqen në mbarë botën e zhvilluar.

 

Trajnimet e përshtatura, Java Programming, Windows Server, ArchiCad, ArcGIS, Marketing Digjital dhe Advanced Microsoft Excel, janë vetëm disa nga trajnimet të cilat ofrohen nga UBT, për të cilat ligjërojnë ekspertë shumëvjeçar të fushave përkatëse.

Deri më sot, të certifikuar nga këto trajnime kanë dalë qindra të rinj, të cilët njohuritë e fituara i kanë shpërndarë nëpër vendet e tyre të punës dhe më gjerë.

 

Vlerën e këtyre trajnimeve e shton edhe fakti që UBT është certifikuar ndërkombëtarisht për ofrim të trajnimeve dhe certifikimeve nga kompanitë e njohura, përfshirë Cisco Networking Academy, CompTIA Authorized Academy, Microsoft IT Academy, Android ATC Training Center, SAP University Alliance, ECDL, si dhe qendra e autorizuar testuese nga Pearson VUE.

 

Informacione më të detajuara mbi trajnimet që ofrohen nga UBT mund të merrni në: http://academy.ubt-uni.net/ , ose edhe të shkruani në: [email protected].