UBT përfaqësoi Kosovën në konferencën e IPMA-së

27/03/2018

Në mesin e qindra pjesëmarrësve nga më shumë se 60 shtete të botës, profesorët n+ UBT, Lulzim Beqiri dhe Naim Preniqi, në kuadër të trupës certifikuese (IPC) që operon në UBT, kanë përfaqësuar Kosovën në konferencën e organizuar nga Programi Ndërkombëtar për Menaxhim të Projekteve (IPMA), që u mbajt në Berlin.

Në konferencës e IPMA-së, përfaqësuesit kosovarë janë ftuar për të qenë pjesë në validimin e trupave certifikues në shtetet anëtare nga të gjitha kontinentet, njëherësh edhe të kandidatëve që punojnë me projekte, apo që kanë dëshirë të punojnë në menaxhimin e projekteve në të gjitha fushat e industrive të ndryshme.

Në kuadër të kësaj organizate krijohen ekipe dhe hulumtues të suksesshëm dhe lansohen publikime të ndryshme lidhur me menaxhimin e projekteve.

UBT është anëtare me të drejta të plotë në IPMA, i anëtarësuar me votat e shumicës së vendeve anëtare.