Aftësohu profesionalisht në menaxhimin e projekteve IPMA

23/03/2022

Në kuadër të zhvillimit të shkollave profesionale dhe trajnimeve, UBT ofron trajnimin për menaxhimin e projekteve IPMA, nga ku përmes profesionistëve më të mirë që ka UBT nga kjo fushë aftëson studentët dhe iu jep kompetenca të larta në menaxhimin e projekteve.

 

Studentët dhe të interesuarit e tjerë do të kenë mundësi që të punojnë me praktikat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare që i ka sjell në Kosovë UBT, me një infrastrukturë super-moderne, e cila iu lehtëson zhvillimin profesional të interesuarve të këtij trajnimi.

 

Trajnimi ka një kohëzgjatje prej 18 orëve dhe pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të certifikohen me certifikatë të njohur ndërkombëtariasht nga UBT.

 

UBT është anëtar në International Project Management Association, ku përfaqëson Kosovën dhe vendet/rajonet shqipfolëse në këtë federatë prestigjioze globale të menaxhimit të projekteve.

 

Lidhur me trajnimet dhe sqarimet shtesë rreth tyre ju mund të shkruani në këtë email: [email protected], ndërkaq të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut: Menaxhimi i Projekteve – Aplikimi