UBT ofron trajnim profesional për menaxhimin e projekteve IPMA

26/07/2022

UBT në kuadër të zhvillimit të shkollave profesionale dhe trajnimeve, është duke ofruar edhe trajnimin për menaxhimin e projekteve IPMA, nga ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë dhe avancojnë njohuritë e tyre për menaxhimin e projekteve nga profesionistët më të mirë që ka UBT.

 

Trajnimi do të zgjasë katër ditë, një ditë konsultime, 24 orë punë praktike, teksa në fund të kësaj pjesëmarrësit do të certifikohen nga UBT me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

 

UBT është anëtar në International Project Management Association, ku përfaqëson Kosovën dhe vendet/rajonet shqipfolëse në këtë federatë prestigjioze globale të menaxhimit të projekteve.

 

Shfrytëzo rastin dhe bëhu pjesë e trajnimit për menaxhimin e projekteve IPMA

 

Apliko tani në linkun: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/trajnime/apliko-online/