UBT pranohet zyrtarisht në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike

31/03/2017

UBT u pranua zyrtarisht në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike, hap ky që i ofron përparësi institucionit, për mobilitet të stafit akademik dhe të studentëve, si dhe për njohje të ndërsjellë të diplomave. 

 

Nisur nga kjo, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Çështje Akademike në UBT, Armend Muja, kanë marrë pjesë në takimin e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit, në Sofje të Bullgarisë.

 

Takimi në nivel të rektorëve të të gjitha universiteteve të Ballkanit, ka pasur për qëllim lidhjen e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave, si dhe gjetjen e mundësive për aplikim të përbashkët në projekte të mëdha evropiane, në fushën e arsimit të lartë.

 

Sipas Hajrizit, takimet e këtij niveli janë shumë frytdhënëse, prandaj për këtë qëllim, UBT pritet të fillojë aplikimin për projekte të mëdha evropiane në fushën e hulumtimeve shkencore.

 

Pos kësaj, rektori ka zhvilluar edhe takime tjera të rëndësishme me përfaqësuesit e universiteteve partnere.