UBT pranë maturantëve të Pejës

05/04/2024

Qendra e Karrierës në UBT ka filluar platformën e sesioneve informuese në qytetin e bukur të Pejës, duke u qëndruar pranë maturantëve të sivjetshëm të këtij rajoni për gjetjen e drejtimeve dhe mundësive për t’u angazhuar dhe për të zhvilluar karrierën e tyre.

Në Shkollën e Muzikës “Halit Kasapolli” dhe Shkollën e Artit “Odhise Paskali”, përfaqësues të UBT-së prezantuan programet e veçanta dhe inovative të UBT-së dhe mundësitë e shumta për studime, për kurrikulat multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rreth infrastrukturës moderne të Qytetit të Mençur.