UBT pjesë e programit të aktiviteteve kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Dritës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – UNESCO

19/05/2021

Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor dhe Fakulteti Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, do të mbajnë aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Dritës, aktivitete këto që janë regjistruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – UNESCO.

 

Fillimisht do të mbahet një punëtori mbi hartimin e produkteve të ndriçimit me theks në përdorimin e teknologjive të reja dhe efikasitetin e energjisë.

 

Më pas, Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, do të mbajë leksione dhe seminare përgjatë akademisë verore në lidhje me rëndësinë e ndriçimit në arkitekturë dhe modelimin e ndriçimit, konferenca shkencore me theks në rëndësinë e dritës në shkencë, arkitekturë, kulturë dhe efiçiencë të energjisë, si dhe një seminar mbi rëndësinë e dritës së ditës në shëndetin e njeriut, efikasitetin e energjisë dhe në arkitekturë.

 

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve do të organizohet koncert me studentë të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, me mysafirë të njohur të muzikës moderne, si dhe një koncert me studentë instrumental dhe kanto të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT.