UBT përzgjedhja e duhur për një karrierë të suksesshme

11/08/2023

A keni ëndërruar gjithmonë të bëheni pjesë e një institucioni profesionistësh që ofron arsim cilësor? A dëshironi t’ia besoni të ardhmen një institucioni arsimor kredibil? Zgjedhja është në duart tuaja. Zgjedhja është UBT.

Tash e dy dekada UBT-ja ofron një përvojë ndryshe të arsimimit në Kosovë, bazuar në shkencë, teknologji dhe inovacion. Duke u mbështetur në teknologjinë e fundit dhe në hap me metodat e reja të mësimdhënies, UBT-ja është bërë institucioni me më së shumti programe dhe specializime të akredituara.

UBT-ja njihet si një prej institucioneve me infrastrukturë të pasur e moderne. Ka laboratorë me pajisjet e teknologjisë së fundit, sistemin elektronik për studentë, libraritë online, parkun shkencor dhe inovativ, e inkubatorë virtual. Është institucioni i parë i arsimit që ka sjellë në Kosovë realitetin virtual dhe e ka integruar në mësim në klasën 3.0.

Përveç bashkëpunimit të frytshëm që ka kultivuar me institucionet dhe industrinë në Kosovë, UBT-ja tash e sa kohë shkëmben përvojat edhe me partnerë nga e mbarë bota, duke numëruar më shumë se 500 marrëveshje bashkëpunimi me universitete e institucione ndërkombëtare. Falë zgjerimit të bashkëpunimit qindra studentë të UBT-së nga të gjitha drejtimet kanë vazhduar studimet jashtë vendit, sikurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli, Itali, Portugali, Suedi, Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni, Kroaci e vende të tjera.

Ju mund ta bëni ndryshimin. Për një eksperiencë më ndryshe besojani të ardhmen UBT-së!