UBT organizon ligjëratë vetëdijesuese për parandalimin e kancerit të gjirit
29/10/2026Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) në Prishtinë, në bashkëpunim me UBT, organizoi një ligjëratë vetëdijesuese për kancerin e gjirit, në kuadër të fushatës së Tetorit Rozë.
Gjatë ligjëratës u trajtua rëndësia e vetëdijesimit, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke vënë theksin te roli i informimit dhe edukimit shëndetësor në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies.
Në këtë aktivitet kontribuuan profesionistet e fushës së shëndetësisë:
- Adelina Ahmeti Pronaj – psikiatre e fëmijëve;
- Valbona Paçarizi Maloku – specialiste e shëndetit publik;
- Besa Sutaj – specialiste e shëndetit publik.
Përmes këtij aktiviteti u përcoll mesazhi se informimi i drejtë, kontrollet e rregullta shëndetësore dhe zbulimi i hershëm janë hapa të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të gjirit.
Përmes bashkëpunimeve me institucionet shëndetësore, UBT vazhdon të mbështesë iniciativa që kontribuojnë në edukimin shëndetësor, vetëdijesimin e komunitetit dhe promovimin e një kulture të kujdesit për shëndetin.
Tetori Rozë – së bashku për shëndetin, kujdesin dhe shpresën!








