UBT ofron trajnimin për Inteligjencë Artificiale

24/05/2021

UBT është duke vazhduar ofrimin e trajnimeve profesionale përmes Departamentit për Produkte dhe Zhvillime Profesionale, me trajnerët dhe ekspertët më të mirë të fushave përkatëse.

 

Këtë herë, UBT ka sjellë për të gjithë të interesuarit trajnimin për Inteligjencë Artificiale (Machine Learning), nga ku të gjithë të interesuarit mund të mësojnë rreth teknikave më efektive të Inteligjencës Artificiale, që do u mundësojnë atyre eksplorimin, praktikimin dhe implementimin e këtyre teknikave.

 

Studentët dhe të interesuarit e tjerë përveç që do të mësojnë rreth themelit teorik të të mësuarit, ata në të njëjtën kohë do të fitojnë përvojë praktike të nevojshme për të zbatuar me shpejtësi dhe fuqi këto teknika në probleme të reja të botës reale.

 

Pjesëmarrës të këtij trajnimi mund të bëhen të gjithë ata që kanë njohuri bazike në Python dhe që kanë themele të mira të matematikës, teksa trajnimi do të mbahet dy herë në javë, me kohëzgjatje prej 6 javësh në total.

 

Linku për aplikim: Apliko Tani