UBT ofron trajnimin Administrator i Sistemeve dhe i Rrjetit Kompjuterik, aplikimi i hapur

20/01/2021

Me qëllim për të ndërlidhur njohuritë teorike dhe praktike, UBT është institucion cilësor që ofron Shkollën Profesionale Administrator i Sistemeve dhe i Rrjetit Kompjuterik, trajnim që është i dizajnuar sipas  kërkesave të tregut të punës.

 

Kandidatët që përfundojnë këtë trajnim kanë mundësi të gjerë të punësimit, për 2440 orë intensive, do të përfitojnë aftësi profesionale në krijimin dhe administrimin e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, teksa në mësime inkuadrohen platformat Microsoft, Linux, Cisco, si dhe do të mësohet për menaxhimin e sistemeve të bazave të të dhënave, ueb serverëve, etj.

 

Informacione më të detajuara mbi shkollën profesionale që ofrohet nga UBT mund të merrni në: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/administrator-i-sistemeve-dhe-i-rrjetit-kompjuterik/, ose edhe të shkruani në: [email protected].

 

APLIKO TANI: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/