UBT ofron Shkollë profesionale për mësim të gjuhëve të huaja

19/12/2016

UBT ka filluar me aktivitetin e Shkollës profesionale për mësimin e gjuhëve të huaja, akredituar këto ditë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Aktualisht, shkolla është duke dhënë leksione të gjuhës angleze e gjermane, kurse prej kësaj jave, do të fillojë kursi edhe për mësimin e gjuhës turke.

 

Në kuadër të kësaj shkolle, do të mbahen 6 nivele për secilin kurs, teksa kohëzgjatja e një niveli është 3 muaj.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin  certifikata të njohura në Kosovë dhe më gjerë.

Qëllimi i shkollës profesionale është që t’i ndihmojë studentët në rritjen e aftësive dhe shkathtësive, gjatë procesit të komunikimit në këto gjuhë.

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, si organ i MASHT-it, ka akredituar pesë profile profesionale, në kuadër të UBT-së: Teknologji e Informacionit (IT) dhe komunikim, Asistentë administrativ, Gjuhë angleze, Programim, Administrim i rrjeteve dhe Sisteme kompjuterike.