Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze, zgjedhje e duhur për avancim të kësaj gjuhe  

17/08/2018

UBT është institucioni i parë i cili ofron Shkollën Profesionale të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ku organizon mbajtjen e mësimin për pesë profile profesionale siç janë: Teknologji i Informacionit dhe Komunikim, Programim – Zhvillues Softueri, Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve kompjuterike, Gjuhë Angleze dhe Asistent Administrativ.

 

Së fundmi është hapur aplikimi për vijimin e Shkollës Profesionale për Gjuhë Angleze, trajnim në të cilin kandidatët do të certifikohen AKK-ja.

 

Përveç akreditimit, veçori tjetër e kësaj shkolle është mënyra unike dhe efektive e procesit të të mësuarit të gjuhës angleze, që ofrohet nga profesorë të përgatitur profesionalisht dhe me përvojë pune shumëvjeçare në këtë fushë.

 

Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze e UBT-së ofron mësim në gjashtë nivele, duke nisur nga ai fillestar, e deri tek më i avancuari i njohurive gjuhësore, dhe deri më sot, ka tërhequr qindra të interesuar, të cilët pas ndjekjes së të gjitha ligjëratave, janë pajisur me certifikata.

 

Për regjistrim në këtë shkollë mund të aplikoni në linkun: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesionale/gjuhe-angleze/ , ndërkaq për informata shtesë, mund të paraqiteni në Zyrën e Qendrës së Karrierës së UBT-së ose të kontaktoni përmes email-it: [email protected] dhe numrit: 038541400 .