UBT ofron 11 trajnime gjatë muajit janar

15/01/2019

Trajnimet janë pjesë e rëndësishme dhe e pashkëputshme e formimit profesional, sidomos kur është në pyetje ngritja akademike e të rinjve, në një treg që vazhdimisht kërkon shkathtësi të profesionale shtesë.

Për këtë qëllim gjatë muajit janar mund të gjeni veten në së paku njërin nga 11 trajnimet e ndryshme që ofrohen nga UBT.

 

Trajnimet janë unike dhe i dedikohen fushave të cilat rrallëherë ofrohen nga qendrat profesionale dhe serioze në Kosovë, andaj përmes trajnimeve të UBT-së mund të gjeneroni kompetenca në secilën fushë për të cilën ofrohet trajnimi.

 

Ju mund të aplikoni për të ndjekur këto trajnime:

  • SPSS
  • Digital Marketing
  • Project Management
  • CCNA Cyber Security Operations
  • Cyber Security Essentials
  • Asistent Administrativ
  • Gjuhe Gjermane
  • Gjuhë Angleze
  • Menaxhim i Burimeve Njerëzore
  • Cisco IT Essentials
  • Intro to Programing

 

Për të marrë informacione mbi trajnimet apo regjistrimin, mund të shkruani në: [email protected].